Sveçla pas aksionit të policisë: Veriu po ecën drejt normalitetit, Serbia nuk do ta cenojë shtetin tonë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksionit policor në një banesë në Mitrovicë të Veriut duke theksuar se "Veriu po ecën drejt normalitetit, Serbia nuk do ta cenojë shtetin tonë në asnjë cep të vendit"

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksionit të policisë në Mitrovicë të Veriut ku u konfiskuan pajisje për kultivimin e drogës, për kriptovaluta dhe armë.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se luftimi i krimit të organizuar në çdo cep të vendit është prioritet teksa ka theksuar se për më shumë se 20 vjet, veriu i vendit kryesisht ka jetuar në ilegalitet.

“Luftimi i krimit të organizuar në çdo cep të vendit është prioritet i yni. Për më shumë se 20 vite, veriu i shtetit tonë kryesisht ka jetuar në ilegalitet. Grupet dhe veprimtaritë kriminale kanë lulëzuar e paradoksalisht kanë qenë normaliteti. Ky realitet i mëparshëm po zbehet ditës-ditës. Qytetarët tanë pa dallim kërkojnë rend, ligj e siguri”, ka shkruar Sveçla.

No photo description available.

Ai ka thënë se ky rast është dëshmi e trefishtë për sulmet ndaj zyrtarëve policorë,  pjesëtarëve të Kforit e Eulexit, gazetarëve dhe qytetarëve të zakonshëm.

Ai po ashtu ka thënë se është dëshmi lidhur me kontigjentin e kriminelëve argatë të idesë fashiste të “Vuçiçit: bota serbe. Bota serbe është gjithnjë e dizajnuar mbi krimin” si dhe ështe dëshmi e arsyes së vërtetë se “përse Vuçiçi dhe argatët e tij kundërshtojnë faturimin dhe pagesën e energjisë së shpenzuar”.

“Fakti i sotëm është dëshmi e trefishtë: Është një dëshmi më shumë për sulmet ndaj zyrtarëve tanë policorë,  pjesëtarëve të Kforit e Eulexit, gazetarëve dhe qytetarëve të zakonshëm. Është dëshmi lidhur me kontigjentin e kriminelëve argatë të idesë fashiste të Vuçiçit: bota serbe. Bota serbe është gjithnjë e dizajnuar mbi krimin. Ështe dëshmi e arsyes së vërtetë se përse Vuçiçi dhe argatët e tij kundërshtojnë faturimin dhe pagesën e energjisë së shpenzuar”, ka shkruar ai.

May be an image of water heater and text

Ai ka thënë se Kosova po punon progresivisht që pesha e krimit mos të bjerë mbi qytetarët e ndershëm të Republikës.

“Ndaj ne po punojmë progresivisht që pesha e krimit mos të bjerë mbi qytetarët e ndershëm të Republikës. Aksioni është arritur falë dhe bashkëpunimit të qytetarëve të pjesës veriore, në luftën ndaj krimit të organizuar si dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë. Kjo është një nga shembujt që mbështet të dhënat e raportit të UNDP-së. Në këtë raport theksohet se është rritur ndjenja e besueshmërisë dhe sigurisë tek qytetarët tanë të minoritetit serb”.

Tutje, ai ka thënë se për vite me radhë, në veri shteti është sfiduar nga ekstremistë e kriminelë ordinerë, të cilët sipas tij kanë patur dy motive: pasurimin e jashtëligjshëm dhe luftimin e shtetit të Kosovës.

“Adresa, shtysa dhe financimi gjithmonë mbetet në Beograd, ku Vuçiqi me bandat e kriminelët e tij ka tentuar dhe vijon të tentojë minimin dhe destabilizimin e shtetit tonë.  Veriu po ecën drejt normalitetit. Serbia nuk do ta cenojë shtetin tonë në asnjë cep të vendit”.

Ndryshe, të hënën e 7 gushtit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka kryer një operacion kundër drogës në një banesë në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori rajonal për veriun, Veton Elshani, i cili tha se gjatë aksionit janë konfiskuar edhe armë.

May be an image of water heater

Ai ka thënë se i dyshuari serb nuk ka qenë në shtëpi gjatë kontrollit të policisë, në të cilën janë konfiskuar pajisje për laborator [droge], për kriptovaluta, shok-bomba, armë, municione.

“Banesa është shfrytëzuar nga S.M. [shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb] janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina anti-miner S9, 13 ventilatorë, poça elektrik që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llambë elektrike për laborator, 51 fishekë , tetë shok-bomba të modifikuara. I dyshuari nuk ka qenë aty”, ka thënë Elshani.

Aksion policor në një banesë në Mitrovicë të Veriut

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika