Sveçla pas incidentit në veri: Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia synojnë të ngjallin frikë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për sulmin ndaj automjetit zyrtar të Policisë së Kosovës në Zveqan, ka thënë se "grupet kriminale të mbështetura nga Serbia synojnë të krijojnë një atmosferë frike dhe pasigurie duke synuar zbatimin e ligjit"

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj automjetit zyrtar të Policisë së Kosovës në Zveqan.

“Sërish patrulla e Policisë së Kosovës është qëlluar me armë zjarri”, ka shkruar Sveçla.

Sipas tij, “grupet kriminale të mbështetura nga Serbia synojnë të krijojnë një atmosferë frike dhe pasigurie duke synuar zbatimin e ligjit”.

Ministri Sveçla ka shtuar se qëllimi i tyre përfundimtar është që ta bëjnë veriun e Kosovës një zonë të paligjshme.

“Përpjekjet e tyre përfundimisht do të dështojnë”, ka thënë tutje ai.

“Sërish patrulla e Policisë së Kosovës është qëlluar me armë zjarri. Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia synojnë të krijojnë një atmosferë frike dhe pasigurie duke synuar zbatimin e ligjit. Qëllimi i tyre përfundimtar: ta bëjnë veriun e Kosovës një zonë të paligjshme, të drejtuar nga kriminale. Përpjekjet e tyre përfundimisht do të dështojnë”, ka shkruar Sveçla

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika