Sveçla: Patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojnë prej datës 1 korrik

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se edhe këtë verë patrullimi i Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të vazhdojë duke filluar nga data një korrik.

Sipas Sveçlës, këto patrullime do të jenë në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Patrullimet do të fillojnë me dijen time prej 1 korrikut, qysh tash bashkëpunimi i Policisë i dy vendeve është shumë i mirë. Patrullimet, patjetër që do të ndihmojnë ata të jenë më efikas dhe t’iu shërbejnë sa më mirë qytetarëve”, tha ministri për Ekonomia Online.

Sveçla shtoi se me shtetin shqiptar po punohet shumë që t’iu lehtësohet jeta qytetarëve dhe të rritet niveli i sigurisë. Sipas tij, me Shqipërinë nuk janë raporte vetëm zyrtare, por edhe raporte ndërpersonale.

“Ju po e shifni se ne nuk kemi vetëm raporte zyrtare, kemi edhe raporte shumë  të mira ndërpersonale. Me ministrin Balla po punojmë shumë, të dyja palët, qoftë në ministri, qoftë në polici të dy vendeve që t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve, por në të njëjtën kohë edhe të rrisim nivelin e sigurisë për të dyja vendet”, tha Sveçla për Ekonomia Online, pas vizitës së djeshme në pikën kufitare në Vërmicë, ku përcjellën nga afër bashkë me ministrin e brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, zhvillimet rreth zbatimit të marrëveshjes për heqjen e kontrollit kufitar për shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë.

Patrullimet e përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë filluar para gjashtë viteve. Që nga viti 2018, këto patrullime kryhen në pikën kufitare në Vërmicë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika