Sveçla për aksidentet në trafik: S’do të ketë kompromis për ata që s’i respektojnë rregullat

Nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj personave që nuk respektojnë rregullat e komunikacionet e që më veprimet e tyre shkaktojnë rrezikshmëri dhe raste me fatalitet, ka thënë ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla

Foto: Doruntina Bylykbashi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur i prekur për aksidentin fatal ku humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë u lënduan në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Prizren dhe aksidentin e së martës në Podujevë ku humbi jetën një person.

Në një konferencë për media, ministri i këtij dikasteri ka thënë se nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj personave që nuk i respektojnë rregullat në komunikacion e të cilat çojnë edhe në fatalitete.

Ai theksoi se në takimin me drejtorin e Policisë kanë diskutuar për masat që duhet të ndërmerren nga Policia e Kosovës në raport me organizimet e garave automobilistike të jashtëligjshme, për veprimet e ndërmarra nga policia për rritjen e sigurisë në trafik, për masat e ndërmarra nga drejtori lidhur me neglizhencën e zyrtarëve policorë në trajtimin me prioritet të organizimeve të garave të paligjshme dhe për veprime të mëtejshme që duhet të ndërmerren për sigurinë në trafik.

“Vitin që po mbyllim, Policia e Kosovës ka shqiptuar 76 gjoba që kanë organizuar gara të jashtëligjshme. Për rastin e së shtunës, Policia të njëjtit grup ia kishte parandaluar dy herë organizimin e garave të tilla. Të njëjtit kanë pasur gjoba të njëpasnjëshme për tejkalim shpejtësie, rrezikim në komunikacion, ndërsa njërit prej tyre i është konfiskuar patentë shoferi për tejkalim shpejtësie. Përkundër të gjitha masave, duke marrë shkas nga numri i madh i aksidenteve dhe jetëve të humbura në komunikacion, konsiderojmë ashpërsim të veprimeve tona dhe  realizim të tyre pa asnjë kompromis”, tha Sveçla.

Gjatë viti 2023, ministri Sveçla tha se 104 qytetarë kanë humbur jetën në aksidente komunikacione duke përfshirë edhe këmbësorë.

“Nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj personave që nuk respektojnë rregullat e komunikacionet e që më veprimet e tyre shkaktojnë rrezikshmëri dhe raste me fatalitet”, tha ai.

Sveçla ka theksuar nevojën që të gjithë si shoqëri e si institucione të punojnë më shumë që numri të reduktohet maskimalisht, aksidentet me fatalitet të evitohen plotësisht.

“U bëj apel të gjitha institucioneve të tjera e sidomos Ministrisë së Infrastrukturës që të ketë më shumë radar e kamera në rrugët, autostradat e Kosovës dhe u bëj apel prokurorisë e gjykatësve për masa më të rrepta e patjetër nga zyrtarët policorë kërkojmë zbatim të pakompromis të të gjitha rregullave ligjore në trafik”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika