Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj incidentit të Policisë së Kosovës në Bistricë të Leposaviqit.
Policia bëri të ditur se atje ishte duke ruajtur rendin dhe sigurinë publike dhe ka tentuar ta ndalojë një veturë, e cila gjatë ngasjes ka goditur automjetin e policisë.
Sveçla tha se se dy persona kanë tentuar t’i shmangen veturën e PK-së, ku anë goditur me dashje veturën e policisë dhe kanë vënë në rrezik jetën policëve.
E, sipas Sveçlës policët kanë qenë të detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetet për të neutralizuar situatën.
“Të brengosur thellë për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona me veturë tentojnë t’i shmangen postbllokut policor. Ata kanë goditur me dashje veturën e PK-së dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve. Policët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën”, ka shkruar Sveçla ën Twitter.
Sveçla bëri të ditur së është duke u zhvilluar një hetim dhe e Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive.
“Një hetim është duke u zhvilluar dhe Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive. Dua të jem i qartë: asnjë formë dhune ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet. Mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor”, ka shtuar ai.