Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka dënuar sulmin fizik, ndaj gazetarit Valon Syla.

Ai bëri të ditur se të dyshuarit janë identifikuar dhe se shumë shpejt do të sillen para drejtësisë.

“Pas hetimeve intenzive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për garantimin dhe respektimin e të drejtave të “çdo qytetari tonë të cilat janë të pacënueshme dhe të padiskutueshme”.