Sveçla për thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës: Po përhapen nga profile të dyshimta, nuk i ndihmojnë Kosovës

Thirrjeve të Policisë së Kosovës për të mos marrë pjesë në protestë u është bashkëngjitur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se këto thirrje nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës të mos u përgjigjen thirrjeve të dyshimta për bashkëngjitje të protestës në veri.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se këto thirrje nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës.

“Qytetarë të dashur, thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës dhe me synim marshimin drejt veriut të vendit, janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës. Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale… I ftoj të gjithë qytetarët që të mos i përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dhe organizimeve anonime”, ka shkruar ai.

Tutje, Sveçla ka thënë se mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë dhe institucioneve të vendit janë garanci e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit.

Thirrjeve të Sveçlës u është bashkëngjitur edhe Policia e Kosovës.

Kjo e fundit u ka bërë thirrje qytetarëve që të lënë institucionet e sigurisë ta trajtojnë situatën me profesionalizëm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika