Sveçla pret në takim delegacionin çek, diskutojnë për situatën aktuale të sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në takim me delegacionin nga Republika e Çekisë kanë diskutuar për situatën aktuale të sigurisë dhe për sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia, e cila, siç ka thënë Sveçla, vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës

Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim delegacionin nga Republika e Çekisë, i prirë nga Tomáš Czernin, nënkryetar i Senatit të Parlamentit dhe Pavel Fischer, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje.

Sveçla e ka falënderuar Republikën e Çekisë për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

“Prezantova angazhimet tre vjeçare të Qeverisë sonë veçanërisht në fushën e sigurisë publike, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës, trafiqeve të ndryshme dhe terrorizmit. Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë dhe për sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia e cila vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri i Brendshëm e ka falënderuar këtë delegacion edhe për reagimin publik në dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij sulmi.

“Z. Fischer në emër të delegacionit të Republikës së Çekisë falënderoi për mikpritjen dhe përgëzoi për angazhimin e vazhdueshëm që pavarësisht sfidave të njëpasnjëshme kemi arritur të kemi suksese në prioritetet tona”, ka shkruar ministri.

Tutje bëhet e ditur se të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika