Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla, i ka pritur në takim gazetaret nga Ukraina të cilat kanë mbërritur në Kosovë përmes programit “Journalists in Residence – Kosovo “.

Përmes një postimi në Facebook, Svecla ka thënë se rezistenca e popullit ukrainas mbetet “inspirim për gjithë botën demokratike”.

Ai e ka përmendur një fakt që sipa tij shteti i Kosovës ngjanë me atë të Ukrainës.

“Të dy shtetet tona ndajnë përvojën e njejtë të luftës dhe ne angazhohemi që të ofrojmë ndihmën e parezervë që të gjithë të ndihen të sigurt në vendin tonë”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se pëmes dy projekteve, do të ofrojnë  strehim për 5 mijë persona nga ukraina.

“Në kuadër të angazhimit tonë institucional ne kemi ofruar mbështetjen nëpërmjet dy projekteve, atë të strehimit të gazetarëve dhe të popullit ukrainas deri në 5000 persona. Deri më tani si pjesë e programit që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë strehuar nëntë gazetarë ukrainas”, thuhet në postimin e tij.

Në këtë takim Svecla, u ka ndarë gazetarëve ukrainas vendimin cili garanton statusin e mbrojtjes së përkohshme në Kosovë.