Sveçla pret në takim një delegacion amerikan, diskutojnë për procesin e strehimit të afganëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim një delegacion amerikan, ku temë diskutimi ecurina e procesit të pranimit dhe strehimit të shtetasve afganë në kuadër të 1 vjetorit të fillimit të këtij procesi

Pamje nga takimi 26.08.2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim një delegacion amerikan të premten e 26 gushtit.

Pjesë e këtij delegacioni ishin David Johnson, Ambasador dhe Negociator Special për Çështjet e Zhvendosjes, Jeffrey Hovenier Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Steven Naplan, Negociator Special për Çështjet e Zhvendosjes dhe Kyle Hatcher, Koordinator per Refugjatet në Ambasadën Amerikane në Kosovë.

Në këtë takim është diskutuar mbi ecurinë e procesit të pranimit dhe strehimit të shtetasve afganë në kuadër të 1 vjetorit të fillimit të këtij procesi.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kosova e ka zhvilluar me sukses këtë operacion falë angazhimit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, si aleatët tanë kryesorë jo vetëm në këtë proces por edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë.

Ndërkaq, Ministri Sveçla falënderuar delegacionin dhe ka ritheksuar gatishmërinë për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika