Sveçla pritet të shkojë në Zveçan

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, pritet që të udhëtoj për atje dhe të monitoroj situatën nga afër

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritet të shkojë në komunën e Zveçanit.

Burime të RTV Dukagjinit bëjnë të ditur se ai tashmë është rrugës për atje.

Situata është tensionuar në komunat veriore të vendit.

Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci, ka mbetur i bllokuar brenda objektit të kësaj komune.

Ekipet e RTV Dukagjinit që po raportojnë nga vendi i ngjarjes në Zveçan, kanë thënë se Peci është brenda objektit së bashku me katër zyrtarë policorë.

Po ashtu, mediat nuk janë lejuar të afrohen atje, pasi rrezikshmëria është e lartë që të afrohen afër objektit.

Më herët, në Zveçan ka pasur edhe përleshje në mes të serbëve të mbledhur dhe Policisë të Kosovës, ku janë dëgjuar edhe të shtëna armësh. E njëjta ka ndodhur edhe në Zubin Potok.

Kryetari i Zubin Potokut ka arritur të futet brenda objektit të Komunës nën përcjelljen e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika