Sveçla publikon pamje kur u sulmua Policia e Kosovës në veri (VIDEO)
Pas deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se në veri të Kosovës kishte serbë të uniformuar, por jo të armatosur, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili përmes një videoje të postuar në Facebook, e ka demantuar presidentin serb. Në videon e postuar shihen disa persona të cilët […]
Pas deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se në veri të Kosovës kishte serbë të uniformuar, por jo të armatosur, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili përmes një videoje të postuar në Facebook, e ka demantuar presidentin serb.
Në videon e postuar shihen disa persona të cilët shpërndajnë armë në Mitrovicën e Veriut, me të cilat supozohet se janë sulmuar njësitet policore në aksionin e tyre më 31 korrik dhe një gusht.
“Deklarimet dhe veprimet e Serbisë të cilat na i kujtojnë fundvitet e 80-ta dhe 90-ta të shekullit të kaluar”, ka shkruar Sveçla.















