Sveçla: Situata e sigurisë në veri është përmirësuar ndjeshëm

"Gjatë këtyre viteve Policia e Kosovës është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është se një sulm kemi pasur edhe dje ku është rrezikuar jeta e një polici. Megjithatë situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm”, ka deklaruar ministri Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar në Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut se situata e sigurisë në veri është përmirësuar ndjeshëm.

Ministri Sveçla ka përmendur sulmin në Banjskë duke e cilësuar si sfidë për shtrirjen e sovranitetit në atë pjesë të vendit.

Sveçla tutje ka thënë se dje ka qenë në rrezik jeta e një polici në veri të Mitrovicës.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje për këtë rast, por sipas Policisë së Kosovës, në veri të Mitrovicës një person ka tentuar ta godasë me veturë një zyrtar policor.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se teksa zyrtari policor ishte në kryerje të detyrës, i dyshuari ka tentuar ta godasë atë me veturë dhe gjatë tentimit i njëjti ka goditur veturën e policit.

“Atje institucionet e sigurisë janë ballafaquar me sulme ekstremiste, sulmi i 24 shtatorit u menaxhua mjaft mirë edhe pse humbëm heroin Afrim Bunjakun. Gjatë këtyre viteve, Policia e Kosovës është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është se një sulm kemi pasur edhe dje ku është rrezikuar jeta e një polici. Megjithatë, situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm”, tha Sveçla.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika