Sveçla: Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës e ka arrestuar kriminelin Dalibor Spasic, i cili sulmoi gazetarët në veri të vendit në pikën kufitare në Jarinje. Sipas të Sevçles “Kosova në nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”. “Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje […]
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës e ka arrestuar kriminelin Dalibor Spasic, i cili sulmoi gazetarët në veri të vendit në pikën kufitare në Jarinje.
Sipas të Sevçles “Kosova në nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”.
“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic”.
“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Më tej ai ka përfunduar duke thënë se aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja dhe sipas tij “këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite”.















