Sveçla: Sulmet në veri kanë pasur për qëllim destabilizimin e vendit

Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri kanë si qëllim destabilizimin e vendit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri, kanë për qëllim destabilizimin e vendit, për shkak të vendosjes së ligjshmërisë në atë pjesë.

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, gjatë ditës së premte, ka raportuar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Duke raportuar në këtë komision, Sveçla ka paraqitur sukseset gjatë një viti të qeverisjes.

Ai është shprehur se primare ka qenë forcimi i institucioneve të sigurisë, përmes rritjes së kapaciteteve.

Sveçla para deputetëve ka theksuar sukseset, të cilat, sipas tij, janë arritur në luftimin e krimit dhe korrupsionit, raporton kp.

“Gjatë vitit të parë qeverisës janë realizuar 1000 operacione policore dhe janë goditur 50 grupe kriminale. Si pasojë e kësaj janë ngrirë rreth 14 milionë euro”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë  se Policia e Kosovës po ballafaqohet me vështirësi dhe mungesa të mëdha të uniformave dhe armatimit.

Sveçla ka thënë se kjo po ndodh si pasojë e mosfunksionalizimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

“Policia e Kosovës ballafaqohet me vështirësi të mëdha, shpesh të paarsyeshme. Sa i përket uniformave, armatimit, shumë nga këto kanë rrjedhur si pasojë e OSHP-së. Unë shpresoj që shpejt OSHP-ja do të zhbllokohet”, ka thënë Sveçla.

Po ashtu, duke folur për vizitat dhe takimet e tij në shtete të ndryshme, Sveçla ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme, për liberalizimin e vizave.

“Kam realizuar numër të vizitave të cilat kryesisht ndahen në 2 kategori. Bashkëpunime multilaterale në kuadër të iniciativave të ndryshme qoftë të BE-së, qoftë të rajoneve dhe vizitave tematike. Tashmë, ekziston një qëndrim publik se Kosova i ka plotësuar kriteret e nevojshme që të fitojë të drejtën e lëvizjes së lirë”, ka thënë ai.

Ai ndër të tjera, ka shtuar se duhet të kalohet së pari nëpër të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian(BE), të kalohet në të gjitha kërkesat e shteteve individuale, e pastaj këto kërkesa bashkarisht në kombinim me angazhimin dhe sukseset të ballafaqohen me përgjegjësitë.

Ndryshe, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, javëve të fundit kanë qenë cak i disa sulmeve në veri të vendit.

Nga 13 deri më 26 prill, Policia e Kosovës është sulmuar gjashtë herë.

Sa u përket këtyre sulmeve në veri ndaj Policisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e kishte cilësuar sulmin si akt terrorist, që “është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika