Sveçla takohet me homologun Balla, diskutojnë për rezultatet e arritura bashkërisht në kuadër të luftimit të krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe është takuar me homologun e Shqipërisë, Taulant Balla.

Sveçla bënë të ditur se janë takuar në Tiranë bashkë me menaxhmentin e policive të të dyja shteteve.

“Kënaqësi si gjithmonë të takohem me mikun dhe homologun tim Taulant Balla në Tiranë dhe me menaxhmentin e Policive të dy shteteve tona, pak para Takimit të Komitetit Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm,” shkruan Sveçla.

Ai shton se diskutuan për rezultatet e përbashkëta që kanë arritur në kuadër të luftimit të të gjitha formave të krimit.

“Diskutuam për rezultatet përbashkëta të arritura në kuadër luftimit të të gjitha formave të krimit si një vizion i yni për një rajon më të sigurt. U dakorduam për hapa dhe projekte konkrete në avancimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknologjike për më shumë siguri dhe goditje të fuqishme ndaj grupeve kriminale.”

Në takimin vijues të Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm, Sveçla njofton se u prezantuan rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi dhe planet e veprimit në mënyrë që ky mekanizëm të jetë sa më efikas.

“U dakorduam po ashtu që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika