Sveçla takohet me homologun kroat, diskutojnë rreth rreziqeve të mundshme për destabilizim të rajonit

Në takimin në mes të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozinoviq, është diskutuar për situatën e sigurisë dhe rreziqet e mundshme për destabilizim të rajonit

Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me zëvendëskryeministrin e Kroacisë dhe homologun e tij kroat, Davor Bozinoviq.

Në këtë takim, Sveçla e ka njoftuar ministrin Bozinoviq për përkushtimin dhe rezultatet në luftën kundër çdo lloj krimi që cenon sigurinë e Kosovës. Ai e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë si dhe për gatishmërinë për të thelluar dhe më tutje bashkëpunimin në mes të dy ministrive.

“Biseduam për situatën e sigurisë dhe rreziqet e mundshme për destabilizim të rajonit, me fokus tek sulmet e njëpasnjëshme të strukturave kriminale të Serbisë ndaj institucioneve dhe zyrtarëve tanë në veriun e vendit tonë e veçanërisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku”, ka shkruar Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme e ka njoftuar homologun kroat për dëshmitë e institucioneve të Kosovës, që tregojnë lidhjen dhe angazhimin direkt të Serbisë me të gjithë mekanizmat e saj në realizimin e këtij sulmi.

Tutje, ai ka thënë se janë dakorduar për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve shtetërore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika