Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është takuar me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Arsyeja e takimit mes ministrit Sveçla dhe ambasadorit Hovenier ishte festimi i ditëlindjes së trupave të marinës amerikane.

Ministri Sveçla ka shprehur mirënjohje për trupa të marinës amerikane rreth angazhimit për siguri dhe paqe.

“Me Meritën patëm kënaqësinë e veçantë që sonte, bashkë me mysafirin e nderit e mikun tonë, Ambasadorin Amerikan Jeffrey Hovenier, të festojmë ditëlindjen e trupave të marinës amerikane. Mirënjohje pa fund për ata që me trupat e tyre u angazhuan e siguruan gjithmonë vetëm paqe. Semper fidelis!”, ka shkruar Sveçla.