Sveçla takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në vend

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është takuar me komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, të cilin e ka falënderuar për krijimin e një ambienti të qetë për qytetarët e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe , Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia





Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, të enjten është takuar me komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në vend.

Sveçla ka shkruar se komandantit të KFOR-it ia ka konfirmuar gatishmërinë për të bashkëpunuar për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

“E njoftova Komandantin z. Ristuccia për situatën aktuale të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe për përkushtimin tonë për ofrimin e sigurisë, rendit dhe ligjit po ashtu. Siguria dhe stabiliteti janë synimet tona të përbashkëta andaj me rastin e marrjes së mandatit nga Gjeneralmajor Ristuccia, ri-konfirmova gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë dhe intensiv në arritjen e qëllimeve tona”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri i Punëve të Brendshme, në fund e falënderoi komandantin Ristuccia për gatishmërinë dhe përkushtimin për krijimin e një ambienti të qetë për qytetarët e Kosovës.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika