Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot është takuar me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ku theksoi se kanë diskutuar mbi masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat që futen nga Serbia, në pikën kufitare të Merdarit.

Sveçla përmes një postimi në " title=""Facebook"">“Facebook” se vendimi për mallrat serbe po zbatohet “me qëllim të garantimit të sigurisë” deri në funksionalizimin e skanerëve ‘X’.

“Diskutuam për ecurinë e takimit të fundit të Procesit të Berlinit dhe rikonfirmova përkushtimin tonë si palë aktive për angazhim të mëtejmë në kuadër të këtij procesi. Biseduam po ashtu për masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat që hyjnë nga Serbia në pikën kufitare në Merdarë. Zyrtarët tanë shtetëror po e zbatojnë këtë vendim me përkushtim me qëllim të garantimit të sigurisë së vendit tonë deri në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve “X” që do të lehtësojnë edhe punën e tyre edhe pritjet në pika kufitare. Falënderova z. Sarrazin për angazhimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal”, njoftoi ministri Sveçla..

Sveçla njoftoi se bashkë me Sarrazin kanë diskutuar edhe për Procesin e Berlinit.