Sveçla takon homologun e tij çek, diskutojnë për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij nga Çekia, Vit Rakusan. Theks të veçantë në takim iu dha temës së çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë takimit me homologun e tij nga Çekia, Vit Rakusan





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë takimit me homologun e tij nga Çekia, Vit Rakusan, ka diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, ministrin e brendshëm çek i cili njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministër i parë.

“Sot pata nderin të takohem me Zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës Çeke z. Vit Rakusan dhe të falenderoj nga afër për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës si dhe mbështetjen konkrete të presidencës çeke për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, shkroi ministri.

Sveçla ka theksuar se në takim pos procesit të liberalizimit të vizave është diskutuar edhe për rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit si dhe për përkushtimin e këtij dikasteri në proceset e integrimit evropian.

“E njoftova lidhur me prioritetet dhe rezultatet e arritura në fushën e luftimit të krimit e korrupsionit, migrimit të paligjshëm dhe kontrabandës në përgjithësi si dhe angazhimin tonë për të shtyrë përpara proceset e integrimit evropian”, ka shkruar Sveçla.

Sipas ministrit të këtij dikasteri, ministri Rakusan ka përgëzuar institucionet e Kosovës për rezultatet e dukshme të arritura kohën e fundit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Konfirmoi përkrahjen e parezervë të Qeverisë së Republikës Çeke në proceset integruese, përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave”, vijon shkrimi i Sveçlës.

Po ashtu, të dy ministrat janë dakorduar që të dyja vendet kanë potencial shumë të madh për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha të ndryshme.

“Me theks tek bashkëpunimi policor, shkëmbimi i informacioneve dhe fushave tjera me interes të përbashkët për të kontribuuar kështu së bashku për sigurinë në rajon dhe më gjerë”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika