Sveçla takon zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për situatën aktuale të sigurisë në veri

Ministri Xhelal Sveçla potencon se kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj territoriale për Kosovën “vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën por edhe të rajonit”

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, është takuar me shefen e Divizionit për Operacione në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, për të diskutuar mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka njoftuar se sulmet e njëpasnjëshme viteve të fundit ndaj institucioneve të Kosovës dhe zyrtarëve në veri, si dhe sulmi terrorist i 24 shtatorit, ishin çështjet e rëndësishme për të cilat ai diskutoi me Viehen.

“Kisha kënaqësinë të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme Shefen e Operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s znj. Ariella Viehe. Biseduam mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veriun e Kosovës. Sulmet e njëpasnjëshme viteve të fundit ndaj institucioneve tona dhe zyrtarëve tanë në veriun e Kosovës si dhe sulmi terrorist i 24 shtatorit ishin çështjet e rëndësishme për të cilat biseduam me znj. Viehe, poashtu edhe për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e mirë e të vazhdueshëm mes KFOR dhe Policisë së Kosovës”, shkroi Sveçla.

Me këtë rast, ai thotë se u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë të institucioneve të vendit dhe të misionit të KFOR-it.

Po ashtu, ministri i këtij dikasteri potencon se kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj territoriale për Kosovën “vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën por edhe të rajonit”.

“Kosova aspiron rrugën drejt integrimit në NATO dhe në këtë kuptim, do të vazhdojmë përpjekjet tona si partner serioz në garantimin e sigurisë në vend dhe në rajon”, shtoi Sveçla.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika