Sveçla: Të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë do të kapen kudo që janë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një të dyshuari për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sveçla thotë se i dyshuari, Stefan Raduloviq, u arrestua por se kushdo që është i përfshirë në këtë sulm terrorist do të kapet, kudo që të jenë, njofton Dukagjini.

Ai shtoi se personat e përfshirë në sulme terroriste nuk do t’i shmangen përgjegjësisë dhe se veprimet e institucioneve do të vazhdojnë në funksion të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit.

“Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut.
Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetushmëri e ligjshmëri”, ka shkruar Sveçla.

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika