Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se këtë të enjte, është sulmuar fizikisht nga bandat kriminale një fëmijë i kombësisë shqiptare i moshës 14-vjeçare.

Sveçla tha se ai kishte lëndime trupore dhe se është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq, ai shtoi se Policia e Kosovës është e angazhuar për zbardhjen e rastit.

“Sapo më njoftuan se rreth orës 14, një 14-vjeçar një banor i “Kroit të Vitakut”, është sulmuar nga grupet kriminale, duke shkuar në lagjen ku banon, ka lëndime trupore është dërguar për tretman mjekësor. Policia është duke angazhuar për zbardhjen e këtij rasti. Kam porosi për kriminelët që ne do të shfrytëzojmë kapacitetet që ata të identifikohen që sa më parë të sillen para drejtësisë”, ka thënë ai.