Sveçla u shpreh ngushëllime familjeve Ademaj dhe Hoxhiq për humbjen e më të dashurve të tyre si pasojë e vërshimeve në Pejë
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçal, ka reaguar pas vërshimeve të djeshme në qytetin e Pejës që si pasojë e këtyre vërshimeve kanë humbur jetën dy persona. Ministri i brendshëm u ka shprehur ngushëllimeve familjarëve të cilët humben me të dashurit e tyre nga këto vërshime. “Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve […]
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçal, ka reaguar pas vërshimeve të djeshme në qytetin e Pejës që si pasojë e këtyre vërshimeve kanë humbur jetën dy persona.
Ministri i brendshëm u ka shprehur ngushëllimeve familjarëve të cilët humben me të dashurit e tyre nga këto vërshime.
“Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve Ademaj dhe Hoxhiq për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook Sveçla.
Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë të ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlës.
Të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me vërshimet e mëdha me të cilat është ballafaquar qyteti i Pejës mbrëmë dhe të pikëlluar që këto vërshime morën jetën e dy qytetarëve tanë.
Që nga fillimi i përkeqësimit të situatës, të gjithë akterët e nivelit qendror kanë qenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me nivelin lokal ku po bëhet vlerësim sistematik i situatës.
Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve Ademaj dhe Hoxhiq për humbjen e më të dashurve të tyre.
Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe komunikimin e vazhdueshëm mbrëmë me Qendrat Operative Emergjente dhe njëkohësisht i ftoj që për çdo kërkesë apo informacion të vijojnë të kontaktojnë pa pagesë në numrin emergjent 112, Policinë e Kosovës 192 dhe Zjarrfikësit 193.















