Sveçla: Ura e Ibrit do të hapet pas koordinimit me KFOR-in dhe bisedave në Bruksel

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se Ura e Ibrit pritet të hapet së shpejti, pas bisedimeve me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se Ura e Ibrit pritet të hapet së shpejti. Ky hap, sipas tij, po përgatitet pas koordinimit me KFOR-in dhe bisedimeve në Bruksel.

Sveçla ishte në Berlin të martën, ku mori pjesë në mbledhjen e ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Realisht këto veprime po kritikohen nga Serbia, kurse ka brengosje nga ndërkombëtarët lidhur me shpejtësinë e ndërmarrjes se ndryshimeve substancialisht të nevojshme në sundim të rendit dhe ligjit. Ne nuk mund të presim një Serbi e Vuçiq dhe Daçiqit të pajtohet që rendi dhe ligji të sundojë kudo… Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Unë jam i bindur se pas bisedimeve dhe koordinimit të nevojshëm me KFOR-in që është prezent aty, por edhe bisedave në Bruksel shumë shpejt do të kemi një situatë tjetër”, ka thënë Sveçla për Deutsche Welle në gjuhën shqipe.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika