Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 248-vjetorin e pavarësisë së tyre.

Përmes një postimi në “Facebook”, Sveçla ka shkruar se edhe Kosova feston sot si aleat i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme.

“Liritë dhe të drejtat e njeriut, demokracia e shëndoshë, barazia e drejtësia që synon deklarata e shpalljes së pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të jenë themelet e përpjekjeve të përditshme të popujve që duan jetë e zhvillim të qetë e në paqe. Këto vlera duhet dhe do të triumfojnë përballë agresioneve e rreziqeve me të cilat po përballet bota e njerëzimi. Festojmë sot si aleat të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur mirënjohjen jo vetëm për përkrahjen e vazhdueshme, por edhe shembullin që vazhdojnë të japin tash e 248 vite,” shkruan Sveçla.