Sveçla: Vetëvendosje humbi jo nga shpalosja apo bashkimi i ideve, por nga koalicioni i pazareve
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke e vlerësuar pjesëmarrjen dhe rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje si më të mirin ndonjëherë në nivel lokal, ndonëse, siç tha ai, pritjet kanë qenë më të mëdha. Ai komentoi edhe rezultatin në kryeqytet, […]
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke e vlerësuar pjesëmarrjen dhe rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje si më të mirin ndonjëherë në nivel lokal, ndonëse, siç tha ai, pritjet kanë qenë më të mëdha.
Ai komentoi edhe rezultatin në kryeqytet, duke thënë se “në Prishtinë askush nuk është fitues, ndërsa humbësi më i madh është qytetari”.
“Dje u zhvillua dhe u përmbyll me sukses procesi i raundit të dytë zgjedhor ku qytetarët patën mundësinë të zgjedhin udhëheqjen e komunave të tyre. Lëvizja VETËVENDOSJE! doli shumë më mirë se gjitha herat në zgjedhje lokale. Patjetër që pritshmëritë tona, me të drejtë ishin më të mëdha. Nëpër disa komuna na duhet punë më e madhe, e në disa më shumë qartësim të konceptit kundrejt votuesit.















