Sveçla viziton Gjakovën e Rahovecin: Ofruam përkrahjen e parezervë me qëllim të tejkalimit të situatës

Vërshimet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut kanë prekur dy komuna të Kosovës. Gjakova dhe Rahoveci janë qytetet të cilat gjatë ditës janë përballur me situata jo të mira për shkak të motit të ligë. Ndërkaq ministri Xhelal Sveçla ka vizituar qytetarët dhe ka ofruar ndihmë për tejkalimin e kësaj situate

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në vizitë pas vërshimeve në Gjakovë e Rahovec

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar komunën e Gjakovës dhe të Rahovecit pas vërshimeve të shkaktuara nga të reshurat e shiut mëngjesin e së shtunës së 17 shtatorit.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se janë të gatshëm të ndihmojnë qytetarët për kalimin e kësaj situate.

“Me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini vizituam familjet në lagjet të cilat janë të prekura nga vërshimet. Gjatë kësaj vizite kuptuam nevojat e qytetarëve dhe ofruam përkrahjen e parezervë të organizmave reagues me qëllim të tejkalimit të situatës”, ka shkruar ministri.

Ndërkaq në komunën e Rahovecit, ka vizituar një fshat për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga reshjet e mëngjesit.

Pamje nga vërshimet

“Me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vizituam fshatin Fortesë ku u njoftuam për dëmet të cilat janë shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut”, ka vijuar ai.

Më tej ministri Sveçla ka thënë se MPB-ja përmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave ka ofruar kontributin me zjarrfikës të cilët janë angazhuar në evakuim të familjeve në lagje të ndryshme.

Ndërkaq Policia e Kosovës dhe FSK- ja janë në koordinim të ngushtë për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të qytetarëve gjatë tërë kohës.

Vërshimet në Gjakovë dhe Rahovec, fillon evakuimi i familjeve

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika