Sveçla viziton policin e plagosur në Klinë: Hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka vizituar policin Januz Veselaj që ditë më parë është plagosur gjatë një intervenimi në një vjedhje në një kishë në Zllakuqan

Fotografi: Xhelal Sveçla në "facebook"

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë ditës së sotme [ e dielë] së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë vizituar Januz Veselaj, pjesëtarin e PK-së ku mbeti i plagosur gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në Klinë.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se hetimet për identifikimin e kryerësve të tentim-vjedhjes dhe plagosjes së Januz Veselaj janë duke u kryer me intensitet të lartë. Tekjsa ka shtuar se kushdo që tenton të kryej akte të vjedhjes do të përballet me forcën e ligjit.

Tutje Sveçla e ka përgëzuar Veselaj për reagimin profesional dhe rezistencën ndaj plaçkitësve që ia rrezikuan jetën e tij, pavarësisht që gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar por që rikuperimi po vijon mirë.

“Hetimet në identifikimin e kryesve të tentim vjedhjes dhe plagosjes së Januzit janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Kryesit e këtij akti dhe kushdo që do të tentojë të kryejë akte të tilla, do të përballet me gjithë forcën e ligjit”, ka shkruar Sveçla.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika