Sveçla viziton sërish Urën e Ibrit: Hapja e saj është çështje e mbyllur, s’i takon dialogut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sërish ka vizituar Urën e Ibrit, me ç’rast ka theksuar se çështja e hapjes së saj është e mbyllur dhe nuk i takon dialogut.

Në një deklaratë para gazetarëve, Sveçla ka thënë se vizita e tij në veri është e rregullt dhe se së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ishin duke bërë një inspektim të urës.

“Kjo është vizitë e rregullt, erdha me pa me i bo matjet. Inspektimi i ka 2 faza. Jemi në proces dhe jemi duke shkuar sipas planit. Nuk po shoh asgjë të jashtëzakonshme. Çështja është e mbyllur, qysh më 2016. Nuk është çështja e dialogut fare. Është çështje e të drejtës për t’u hapur dhe e një vendimi që është tashmë publik”, ka vijuar ai.

Ndërkaq, në lidhje me protestën e serbëve të mbajtur sot në Mitrovicë të Veriut, Sveçla ka thënë se është “e drejtë e tyre të protestojnë”, duke theksuar se “protesta është e drejtë e tyre demokratike”.

“Ata kanë të drejtë të protestojnë, është e drejtë e tyre demokratike, nuk ka kurrfarë telashe”, ka theksuar Sveçla.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika