Sveçla: Zbulohen armë dhe pajisje ushtarake, terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia nuk ka vend
Në një aksion të radhës të zhvilluar nga Policia e Kosovës, janë zbuluar armë dhe pajisje ushtarake të rrezikshme, përfshirë tre raketahedhës krahu (të njohur si zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një jelek antiplumb dhe një maskë kundër gazit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, […]
Në një aksion të radhës të zhvilluar nga Policia e Kosovës, janë zbuluar armë dhe pajisje ushtarake të rrezikshme, përfshirë tre raketahedhës krahu (të njohur si zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një jelek antiplumb dhe një maskë kundër gazit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Në një aksion të radhës të Policisë së Kosovës janë zbuluar tre raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë.
Terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia si në rastet si ky sot, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë.
Nuk do të ndalemi, në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.















