Sveçla:Institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Institucionet e Kosovës i kanë kapacitetet për heqjen e barrikadave. Ai ka theksuar se veriu sa më shpejt duhet t'i kthehet në normalitet dhe të vazhdohet jeta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale, është i tepërt.

Ai ka shtuar se Institucionet e Kosovës i kanë kapacitetet për largimin e barrikadave, por në koordinim me partnerët ndërkombëtarë janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

Sipas Sveçlës, kjo duhet të bëhet sa më shpejt. Ai ka bërë thirrje që Veriu i vendit, si çdo cep tjetër i Republikës së Kosovës, të kthehet në normalitet.

“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat. Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejt në normalitet”.

Sveçla ka bërë të ditur se qytetarët që jetojnë në atë zonë po kërkojnë vazhdimisht heqjen e barrikadave, me qëllim që të vazhdojnë jetën pa pengesa.

“Ndërsa, nga qytetarët e kësaj zone që janë bllokuar nga barrikadat tash e një javë, po kërkohet me ngulm heqja e barrikadave dhe vazhdimi i jetesës dhe zhvillimit pa pengesa”, ka shkrua Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.

Ndër të tjera, Sveçla ka treguar se të premten e 16 dhjetorit, zyrtarët policorë të cilët po angazhohen në veri të vendit për ta mbrojtur vendin, janë shërbyer me ushqim të përgatitur nga biznese e familje. Njashtu, ai ka shpërndarë edhe disa fotografi nga darka, që shihen zyrtarë policorë duke ngrënë.

“Një nga lokalet e Prishtinës, si shumë biznese e familje bujare, dje ka përgatitur ushqim për zyrtarët tanë policorë që po angazhohen në veri, në mbrojtje të vendit tonë”, është shprehur Sveçla.

Ai ka shtuar se darka është kaluar me zyrtarët në Bërnjak. Sveçla ka shkruar fjalë lavdëruese për këta të fundit, duke thënë se po punojnë me përkushtim për ta ofruar sigurinë në vend.

“Darkën e kaluam së bashku me zyrtarët policorë në Bërnjak, të cilët si gjithë të tjerët, me moral të lartë e me përkushtim po punojnë sipas misionit të tyre, në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”, ka përfunduar Sveçla.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika