Zyrtari i komunës së Prishtinës, Gentrit Syla, është inkuadruar në emisionin “Debat Plus” pas publikimit të një audio-incizimi ku ai dëgjohej në një bisedë me një delegat të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e të njëjtit për nënshkrim në Kuvendin e partisë i bënte të ditur se hynë dorëzon që gruaja e tij ti punësohet nëpërmjet një konkursi.
Syla, në “Debat Plus” u shpreh se nuk ka kompetenca që të punësojë njerëz teksa për audion pretendon se është ndryshuar nga delegati.
Syla, mes tjerash, u shpreh se ky audio-incizim është shantazh ndaj tij.
“Kemi fol për biseda të ndryshme, biseda është e fragmentuar në forma të ndryshme edhe po e shoh që LDK-ja dhe ekipa e Lumir Abdixhikut e kanë humbur arsyen duke përdorur metoda të Dejona Mihalit e Vetëvendosjes.. E kom shok moti, nuk kom besu që merret me këto por sigurisht ka qenë i përgatitur nga ekipa e Lumirit për të më shantazhuar, unë jam delegat në Kuvend e më kanë thirrë akterë të ndryshëm të Lumirit që ta mbështes në këtë proces të fundit e më kanë dërguar lloj-lloj çështje për të më nxjerr kështu”, u shpreh Syla.
Syla, mes tjerash, u shpreh se edhe nëse në ndonjë formë i kushton ky audio-inqizim vazhdon të jetë kundër Abdixhikut.