Syla: Po tentohet të shkruhen libra kundër Drenicës

Ismail Syla, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçit, ka deklaruar se publicisti Veton Surroi, me librin e tij “Këmbët e Gjarprit”, ka tentuar të shkruajë kundër Drenicës.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Syla ka thënë se libri i Surroit, “është sulmi më brutal dhe më barabar që i është bërë Drenicës ndonjëherë në 70 vjeçarin e fundit”.

“Libri i Veton Surroit, ‘Këmbët e Gjarprit’, është sulmi më brutal dhe më barabar që i është bërë Drenicës ndonjëherë në 70 vjeçarin e fundit, sepse në librin e tij ai arrin që për 3 figura të UÇK-së që janë nga Drenica, fyerjet që ua bënë liderëve të Drenicës i konsideron si qenie subhumane, nën njerëzore”, ka thënë Syla.

Sipas tij, Surroi ka prekur tri figurat kyçe të UÇK-së; Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Azem Sylën.

“Ai nuk është i paditur që Hashim Thaçin ta quaj si një person nga Malisheva, kjo është fyerja më e madhe, fyerja e dytë është biçikleta e Jakup Krasniqit, ndërsa për Azem Sylën e ka një shkrim më të shëmtuar dhe më barbar të mundshëm. Veton Surroi mund të mendojë të asgjësojë këtë trinom në librin e tij, dhe përpiqet që t’i eliminojë dhe të tregojë se në çfarë liderë dhe profile ka rënë fati i Kosovës. Ai, Jakup Krasniqi, ai, Hashim Thaçi dhe Azem Syla, për fatin e Kosovës e kanë lëvizur pozitivisht pozicionin e Kosovës 1000 herë më mirë se sa Veton Surroi në librin e tij”.

Sa i përket përplasjes së deputetes nga PDK-ja, Ganimete Musliu dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në kuvend, Syla tha se Musliu nuk e përfaqëson Drenicën.

“Ajo e përfaqëson zërin e një partie politike, di të mbrohet dhe luftojë, ka kthetra politike, ofendimet që i bëhen asaj qëndron kur tentohet të shkruajnë kundër Drenicës”, shtoi ai.

Pasi kryeministri Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e përmendi se në mesin e deputetëve që kanë votuar pro Asociacionit është edhe Ganimete Musliu, kjo e fundit reagoi, duke ia kujtuar kryeministrit krejt premtimet e kohës sa ishte në opozitë, e të cilat, sipas saj, ai i ka shkelur si shef Qeverie.

“Dreqi te hangërt Albin, s’e le asnjë qershi pa hangër. A bre Albin mos qofsha në lëkurën tënde!”- u shpreh deputetja e PDK-së.

Ganimete Musliu tha se do të donte t’i bënte pyetje Albin Kurtit porse nuk dinte cilit Albin t’i bënte pyetje.

“Pata shumë gjëra me folë sot po nuk po di cilit Albin me i bo pyetje. A me i bo pyetje atij Albinit shokut të Astrit Deharit , Mon Balajt dhe Arben Xheladinit a t’i bëj pyetje këtij Albinit këtu, me xhipa të zi, i hekurosur me kollare, me 30 truproje”- shtoi ajo.

Po ashtu, deputetja e PDK-së i kërkoi Kurtit që në takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin, të kërkonte të drejta për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin.

“Albin nuk e ke përmendur asnjëherë Preshevën, Medvegjën, Bujanovcin kur të ulesh atje me dostin tënd, se unë nuk ia përmend emrin, kërko të drejta për ata siç po kërkojnë serbët të drejta në Kosovë sepse nëse nuk e bën këtë ka me të dënu historia”- i kishte thënë Musliu kryeministrit Kurti.

Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika