Sylejmani: Naim Murseli është person kontravers, ai është shoqëruar me figura politike

Rrahman Sylejmani-kolonel në pension i Policisë së Kosovës në “Mendje Kriminale” për vrasjen e Liridona Ademi me porosi nga bashkëshorti i saj, Naim Mursel, më 30 nëntor të 2023, ka thënë se Murseli ka qenë person kontravers dhe i shoqëruar nga figurat e njohura politike të vendit.

Sylejmani shtoi se jeta nuk ka qenë stabile mes Naim Murselit dhe Liridona Ademaj, pasi çifti dyshohe të ketë pasur çrregullime dhe “tendosje” te raportet e tyre.

Sylejmani shtoi se nuk është zbuluar akoma motivi kryesor i vrasjes së Liridona Ademaj nga ish-bashkëshorti i saj, Naimi.

“Përcaktimi i motivit është detyra më e vështirë e hetuesit, i cili duhet ta hetojë. Te vrasja e Liridona Ademaj, nuk është zbuluar akoma motivi kryesor. Kjo familje ka jetuar në Suedi, dhe nga atje del që është planifikuar vrasja e saj. Dhe kur ka ardhur këtu në Kosovë, herën e fundit po del se ka vepruar me disa veprime të dyshimta.

Ai po del që Liridona nuk e ka pasur një jetë stabile bashkëshortore me Naim Murselin. Edhe në Suedi kanë pasur tendosje dhe çrregullime në raportet bashkëshortore. Naim Murseli ka pasur takime me persona të ndryshëm, por edhe aktivitete të ndryshme të tij, e cila Liridona ka pasur njohuri për to. Naimi për të ikur dhe për t’u mbrojtur dhe mos me u zbuluar, ai ka zgjedhur rrugën e dorasit me porosi. Ai ka gabuar në disa hapa të tij, inskenimi i grabitjes,

Dyshimi i parë ka qenë i inskenuar. Pastaj marrja e inqizimeve, kamerat kanë shikuar dy tre ditë dhe kanë parë vetura e njëjtë ka qarkulluar edhe atë ditë, edhe përmes verifikimit ajo veturë është marrë nga renti nga Naimi”, vijoi Sylejmani.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika