Rrahman Sylejmani – Ish-shefi i hetimeve në Polici ka reaguar lidhur me ngërçin institucional që po vazhdon në Kuvendin e Kosovës dhe zhvillimet e fundit rreth sigurisë në vend. Ai ka thënë se pas tentativës së 43-të për funksionalizimin e Kuvendit, po bëhet e qartë se pengesat për ndërtimin e institucioneve po vijnë nga brenda vet sistemit.

“Nëse e merr historikun e mosfunksionalizimit të Kuvendit të Kosovës, me tentativën e 43-të, po del në rend të parë se ata që po dëshirojnë mosfunksionalizimin e shtetit janë vet institucionet tona, me apo pa vetëdije,” ka deklaruar Sylejmani.

Ai ka paralajmëruar se situata e krijuar është duke dëmtuar rëndë funksionimin institucional dhe se po u jep hapësirë aktorëve armiqësorë ndaj Kosovës, përfshirë edhe Serbinë.

“Janë krijuar situata ku shumë trupa i ka Parlamenti i Kosovës – qoftë AKI, informacionet e klasifikuara etj. Po u japim hapësirë armiqve të Kosovës. Me apo pa vetëdije, po i çojmë ujin në mulli te armiqtë e Kosovës, te armiku shekullor – Serbia. Po e çojmë edhe drejt luftës hibride.”

Në lidhje me sigurinë në objektin e Kuvendit dhe mundësinë e rrjedhjes së informacionit të ndjeshëm, Sylejmani theksoi se çdo pistë hetimore duhet të mbetet e hapur:

“Nëse e merr historikun e mosfunksionalizimit të Kuvendit të Kosovës, me tentative 43-të here. Po del në rend të pare, se ata që po dëshirojnë mosfunksioalizimin e shtetit janë vet institucionet e tona, me apo pa vetëdije. Janë krijuar një situate ku shumë trupa I ka Parlamenti I Kosovës qoftë AKI, informacionet e klasifikuara etj etj, po I japim hapësirë armiqëve tv Kosovës. Me apo pa vetëdije po I qojnë ujin në mulli tek armiqët e Kosovës, tek armiku shekullor Serbia. Po e qojnë edhe tek lufta hibride. Tash varet se sa ka fol personi në telefon, sa ka zgjat biseda apo sa ka mujt me zgjat bisedën telefonike.Në aspektin e hetimeve, e dokumentimeve për procedim të dikujt nuk është e kryer. Nuk e përjashton asgjë të jetë dikush edhe nga vet salla Brenda. Sepse kemi edhe qytetar të nacionalitetit joshqiptar, nuk përjashtohet asnjë mundësi. Aty është një nga pista e hetimet, nuk duhet të ndalen hetimet.”, deklaroi Sylejmani.