Synimet për të përfshirë një ankes në planin evropian, detaje nga Ohri

Takimi i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të zhvillohet sot, e shtunë, në Ohër të Maqedonisë. RTV Dukagjini mëson se pala kosovare ka për synim shtimin e një aneksi në planin evropian lidhur me çështjen e të zhdukurve

RTV Dukagjini mëson se synimi i delegacionit kosovar mbrëmjen e së premtes ka qenë që çështja e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë të hyjë si një paragraf i veçantë në kuadër të planit evropian.

Gazetari i RTV Dukagjinit, Mehmet Krasniqi po raporton drejtpërdrejt nga vendtakimi në  Ohër. Ai sjell detaje nga zhvillimet e mbrëmjes të së premtes.

“Një nga ekipet e RTV Dukagjini po  qëndron në Suharekë pasi atje është duke u zhvilluar një takim që lidhet me personat e zhdukur gjatë luftës dhe  ka qenë pikërisht kjo temë e cila ka mbajtur zgjuar deri  vonë anëtarët e delegacionit të Kosovës mbrëmë. Siç kemi mësuar nga burimet tona të RTV Dukagjini, bëhet fjalë që në aneksin e planit evropian të përfshihet edhe  një paragraf që trajton personat  e zhdukur gjatë luftës, për vendndodhjen e tyre vazhdimisht Serbia ka refuzuar të jap informacione”, ka  deklaruar gazetari Mehmet Krasniqi.

Në Ohër gjendet edhe Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

Gazetari Krasniqi ka bërë të ditur se Kurti nuk ka pranuar të deklarohet për media pas përfundimit të takimit me homologun e tij maqedonas.

Takimet e ndara pritet të nisin nga ora 10:30. I pari që pritet të takojë Borrell dhe Lajçak do të jetë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe pas tij, Kurti.

Ndryshe, më herët të shtunën, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime me udhëheqësin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti dhe ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Takimi i shumëpërfolur i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zhvillohet sot, e shtunë, në Ohër të Maqedonisë.

Që të dy protagonistët tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

Pjesë e takimit do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika