Szunyog: Besoj që vendimi për vizat do të merret para fundit të këtij viti





Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur optimist se Këshilli i BE-së para përfundimit të këtij viti do të marrë vendim për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kështu ka thënë ai në diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”.

“Kam besim të plotë se do të merret një vendim nga Këshilli për vizat para përfundimit të këtij viti. Shpresojmë se kjo do të ndodhë dhe atëherë do ta heqim një problem nga tavolina”, ka theksuar Szunyog.

Szunyog refuzon të komentojë takimin Bislimi-Lajçak në Bruksel

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, teksa është pyetur për takimin e Bislimit në Bruksel me përfaqësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, se a ka ndonjë shenjë për marrëveshje për targat dhe se a është BE-ja e shqetësuar për situatën e sigurisë, ka refuzuar të komentojë.

“Për dialogun kam kënaqësinë t’ia përcjell mikrofonin Bislimit që ta komentojë”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika