Këshilli i Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se ka miratuar vendimin për t’ua zgjatur mandatet tre përfaqësuesve specialë të BE-së edhe për një vit.
Njërit prej tyre edhe shefit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili emërua përfaqësues special i BE-së për Kosovën më 1 shtator të 2020. Mandati, Szunyogut, do t’i përfundojë më 31 gusht të vitit të ardhshëm.
Gjithashtu, edhe përfaqësuesit special në Bosnjë dhe Hercegovinë, Johan Sattler dhe atij në Kaukazin Jugut, Tovio Klaar, iu zgjat mandati edhe për një vit.