Szunyog i bën thirrje Kosovës që të heqë ndalimin e produkteve serbe

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kërkuar që Kosova të largojë ndalimin e produkteve serbe, për të ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe për të inkurajuar investime të qëndrueshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në Prishtinë ka nisur punimet Forumi i Parë i Investimeve të Qëndrueshme, organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC), i cili ka për qëllim ofrimin e një platforme për diskutim dhe prioritizim të nevojave në vend.

Tomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, në fjalimin e tij ka theksuar se zbatimi i zhvillimit dhe i investimit të qëndrueshëm është diçka e domosdoshme.

“Ky është një diskutim me kohë për Kosovën, në fazën e vet të zhvillimit dhe të pikëvështrimit të rrethanave ndërkombëtare. Kemi dëgjuar për investime të drejtpërdrejta, remitanca gjithnjë në rritje, rritjen e vendeve të punës dhe disa zhvillime pozitive. Të gjitha këto janë zhvillime të mira në raporte të huaja. Zbatimi i zhvillimit dhe i investimit të qëndrueshëm është diçka e domosdoshme, sidomos nga pikëvështrimi i ikjes së trurit. Po shohim gjëra pozitive që po ndodhin në sektorin e energjisë”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Szunyog ka bërë thirrje që Kosova të heqë sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe.

“Për Kosovën dhe Serbinë do të ketë disa kushte shtesë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me rezultate të prekshme në përmirësimin e marrëdhënieve. Në këtë drejtim lëvizja e lirë e mallrave, e shërbimeve dhe e punëtorëve, paraqitet më shumë në planin zhvillimor. Inkurajojmë Kosovën që të heqë sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe në Kosovë. Investimet e qëndrueshme kërkojnë vëmendjen e të gjithëve”, ka thënë ai, transmeton EO.

Në hapje të forumit dyditor, Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, ka thënë se si Këshill i përkrah këto iniciativa dhe do të eksplorojnë tema thelbësore për projekte që çojnë nga tërheqja e kapitalit të BE-së.

Ndërsa, Luan Dalipi, shef i kabinetit të Kryeministrit, ka thënë se si Qeveri kanë qenë në gjendje t’i kultivojnë disa vlera, të cilat kanë rezultuar me ndërtimin e sistemeve të mira.

Ai ka theksuar se ekzekutivi ka dy funksione kryesore te biznesi, atë të zhvillimit dhe të përkrahjes.

Shija e redaktorit

Nga sot shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit

Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit. Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov...

Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin CGSC të ushtrisë...

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në...

Peja dhe Ulqini nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit si qytete

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pasur një mysafir të veçantë në zyrën e tij të shtunën. Ai priti me nderime kryetarin e Ulqinit, Genc...

Të fundit nga rubrika