Szunyog: Këshilli i Bashkimit Evropian mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, ka njoftuar se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka marrë mbështetje nga Këshilli i Bashkimit Evropian. “Me kënaqësi të theksoj se Këshilli i Bashkimi Evropian, të martën e 13 dhjetorit të viti 2022, mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe pret negociatat e […]





Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, ka njoftuar se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka marrë mbështetje nga Këshilli i Bashkimit Evropian.
“Me kënaqësi të theksoj se Këshilli i Bashkimi Evropian, të martën e 13 dhjetorit të viti 2022, mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe pret negociatat e shpejta dhe të suksesshme me Parlamentin Evropian, për ndryshimet e nevojshme në një Rregullore përkatëse. Shihni pikën 101”, ka shkruar në rrjetin e tij social Twitter, Szunyog.
Happy to note that the Council of the 🇪🇺 today supported visa liberalisation for Kosovo citizens and looks forward to the swift & successful negotiation with the European Parliament re the necessary amendments to a relevant Regulation.
See point 101 ➡️https://t.co/Hz7RNOvvj9— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) December 13, 2022
“Këshilli mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe e njeh rëndësinë e tij për qytetarët e Kosovës. Këshilli pret me padurim negociatat e shpejta dhe të suksesshme me Parlamenti Evropian në lidhje me ndryshimet e nevojshme në Rregulloren (BE) Nr. 2018/1806”, thuhet në vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.
It further welcomed the continuation of the #EU-facilitated Dialogue & called on Kosovo and Serbia to engage in good faith & in the spirit of compromise to achieve a comprehensive legally binding agreement on normalisation of relations.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) December 13, 2022
“Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi konkluzionet për procesin e zgjerimit dhe stabilizimit dhe asocimit”, ka thënë Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.
Më tej, ai tregoi se këshilli i BE-së e ka përshëndetur punë e Kosovës për forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.
Sipas Szunyog, Kosova ka shënuar progres të vazhdueshëm “në administrimin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, antiterrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”.
Ndërkohë, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë ka theksuar se është përshëndetur edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nga Këshilli i BE-së.
“Ai më tej, përshëndeti vazhdimin e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”, ka përfunduar Szunyog.




















