Szunyog: KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për votim të lirë e të drejtë për shkarkim të kryetarëve

"Tani është thelbësore që KQZ-ja të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar proces të qetë dhe të krijojë kushte për votim të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka caktuar 21 prillin si datë për votimin për shkarkim të kryetarëve në katër komunat veriore.

Në lidhje me këtë ka reaguar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog duke thënë se BE-ja e vlerëson procesin e verifikimit të nënshkrimeve nga KQZ-ja si dhe vendimin që u mor sot.

Szunyog ka thënë se KQZ-së tashmë duhet të bëjë përgatitjet e nevojshme për të krijuar kushte për votim të lirë e të drejtë.

“Tani është thelbësore që KQZ-ja të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar proces të qetë dhe të krijojë kushte për votim të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar Szunyog në “X”.

Ai ka theksuar se BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje gjatë këtij procesi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika