Szunyog: Pavarësia e sistemit prokurorial është gurthemel i shtetit

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar një takim me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokun. Në këtë takim, ata diskutuan rreth reformës në sistemin e drejtësisë dhe vlerësuan se është e rëndësishme që kjo reformë të ndjekë standardet evropiane

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokun.

Kështu është bërë e ditur nga ana e shefit të zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, në rrjetin e tij social ‘X’.

Në këtë takim u diskutua rreth reformës në sistemin e drejtësisë, ku Szunyog ka thënë se kjo duhet të bëhet sipas standardeve evropiane.

“Ritheksoi se pavarësia dhe llogaridhënia e sistemit prokurorial është një gurthemel i shtetit të së drejtës”, ka përfunduar Szunyog.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika