Szunyog për vrasjen e gruas në Pejë: Kosova të ndërmarrë veprime urgjente

Shefi i BE-së në Kosovë, Szunyog ka kërkuar që Kosova të ndërmarrë veprime urgjente dhe vendimtare për të siguruar: parandalimin dhe mbrojtjen e grave viktima të dhunës, hetime të shpejta, gjykim në kohë të çështjeve dhe dënim efektiv

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar ndaj vrasjes së një gruaje nga Peja të martën nga burri i saj.

Në një postim në “X”, Szunyog ka thënë se Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente për mbrojtjen e viktimave të dhunës, duke thënë se ndër masat që duhet të ndërmerren janë hetimet e shpejta, gjykimet në kohë dhe dënime efektive.

“Sot u zgjuam me lajmin tronditës për një tjetër femicid. Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente dhe vendimtare për të siguruar: parandalimin dhe mbrojtjen e grave viktima të dhunës, hetime të shpejta, gjykim në kohë të çështjeve dhe dënim efektiv”, ka shkruar Szunyog.

Sot, një grua 43-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ishte dënuar më parë për dhunë në familje.

Tani të tre fëmijët e tyre janë në kujdesin e familjarëve të tyre ndërsa i dyshuari është në mbajtje për 48 orë.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë.

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Për vrasjen e saj është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, të cilit autoritetet ia kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika