Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka ripërsëritur thirrjet për kthimin në dialog dhe shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Szunyog bëri të ditur se ka diskutuar me Komisionin për Integrime Evropiane, ku gjithashtu i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës të prioritizojë reformat të lidhura me BE-në.

“Kam diskutuar me Komisionin e Kosovës për Integrime Evropiane për progresin drejt BE-së dhe i kam bërë thirrje Kuvendit të prioritizoj reformat të lidhura me BE-në. Kemi diskutuar edhe për situatën në veri dhe kam ripërsëritur thirrjet për kthim në dialog”, ka shkruar ai në Twitter.