Szunyog: Rugova do të kujtohet gjithmonë si njeri i përkushtuar ndaj paqes

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se ish-presidenti Ibrahim Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës dhe si njeri i përkushtuar ndaj paqes

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 18-vjetorin e vdekjes së tij.

Në një postim në llogarinë e tij në “X”, Szunyog tha se Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës dhe si njeri i përkushtuar ndaj paqes.

Ai po ashtu, ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për organizimin e ceremonisë.

“I nderuar për nder të ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugovës në 18 vjetorin e vdekjes së tij. Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës dhe si njeri i përkushtuar ndaj paqes. Faleminderit Presidentes Vjosa Osmani, për organizimin e kësaj ceremonie”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika