Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar ndërtimin e një baze amerikane në veri të Kosovës.

Sipas saj, kjo do të bënte që Serbia e Rusia ta ndalin luftën gjeopolitike ndaj Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.

“Amerika të ndërtojë bazë ushtarake në veri të Kosovës, vetëm në këtë mënyrë ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit! Si rezultat vija gjeopolitike perëndim- lindje vendoset drejt në Ballkan”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tutje, ajo ka vijuar duke thënë se “përcaktimi perëndimor i Kosovës dhe gjitha shteteve tjera qe linden nga zhbërja e ish-Jugosllavisë u pagua me jete njerëzish!”.