Tahiri: Asociacioni nuk është kusht, Kosova e meriton të jetë anëtare e KiE-së

Teksa flet për aplikimin e Kosovës për të qenë pjesë anëtare e Këshillit të Evropës, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe nuk është kusht

FOTO:EO

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se është miratuar kërkesa e kësaj partie për të debatuar lidhur me tri vjet të Qeverisë aktuale.

Ai thekson se seanca e së enjtes fokusin kryesor do ta ketë në një raport, i cili sipas Tahirit “në esencë e godet për herë të parë dhe targeton qeverinë si një institucion që ka probleme serioze me çështjen e korrupsionit por edhe me të tjera”.

“Ne presim që kryeministri të japë llogari. Më 22 mars të këtij viti kemi pasur një kërkesë për t’u ballafaquar opozita me kërkesën tonë me mocion përmbajtësor për shkarkimin e qeverisë dhe ne kërkojmë që kryeministri të vijë në kuvend të ballafaqohet. Ne besojmë që kjo është qeveria më e dobët e Kosovës”, tha ai në një konferencë për medie.

Teksa flet për aplikimin e Kosovës për të qenë pjesë anëtare e Këshillit të Evropës, Tahiri thotë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe nuk është kusht.

Megjithatë, Tahiri potencon se Qeveria duhet të ketë kujdes të shtuar për shkak presionit serioz që i bëhet lidhur me këtë çështje.

“Raporti i raportueses për Kosovën e saktëson shumë saktë që Kosova i ka përmbushur kushtet dhe ftesën duhet ta marrë në maj. Votimi ka ndodhur, 131 deputetë kanë votuar për dhe mendoj që Kosova e meriton ta ketë ftesën, kërkesën për të qenë anëtare e KiE. Asociacioni në raport nuk është kusht, ajo i lihet në diskrecion komitetit të ministrave, Qeveria duhet të ketë shumë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e integrimit euroatlantik. Qeveria duhet të komunikojë, ne si opozitë nuk kemi komunikim. E shoh që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë, Kosova nuk duhet ta humb shansin që të jetë anëtare e KiE”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika