Tahiri: BE-ja rrezikon të përfundojë si dështuese e dialogut që zgjati 12 vjet

"BE-ja duhet të lëvizë me njohjen e 5 vendeve të Kosovës. Ky do ishte kontribut për paqen në Ballkan, përndryshe do të përfundoj si dështuese e një dialogu që zgjati 12 vjet plus në fund tensione në rritje", kështu është shprehur ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, pas sulmit terrorist në veri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë që Bashkimi Evropian duhet të lëvizë me njohjen nga pesë vende që nuk e njohin Kosovën si shtet.

Në këtë mënyrë, sipas saj, do të kontribuonte në paqen për Ballkanin.

Në të kundërtën, sipas Tahirit, BE-ja do të përfundojë si dështuese e dialogut.

“BE duhet të lëvizë me njohjen e 5 vendeve të Kosovës. Ky do ishte kontribut për paqen në Ballkan, përndryshe do të përfundoj si dështuese e një dialogu që zgjati 12 vjet plus në fund tensione në rritje. Nëse nuk ndodh kjo zgjidhja do të jetë gjeopolitike. Tashmë kemi hyrë në epoken e luftës së ftohtë gjeopolitike mes perëndimit dhe lindjes. Vija gjeopolitike do të ndanë Ballkanin në këto linja. Ndërsa sulmi hegjemon i Serbisë ndaj Kosovës ishte nisje e tërheqjes së vijës gjeopolitike në Ballkan i nxitur nga Rusia; perëndimi duhet të veprojë tani!”, ka shkruar Tahiri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika